Mediumi francez ‘Le Parisien’ raporton se një futbollist të PSG-së, emri i të cilit nuk u bë i njohur, e kanë vjedhur mbrëmë, shkruan Gazeta Enigma, bazuar në raportet e mediave franceze.
Rreth orës 20:00, një lojtar i PSG-së u ndal për të pritur semaforin në ‘Bois se Boulogne’, aty ku një prostitutë “i hyri” papandehur në makinë dhe më pas i mori portofolin dhe telefonin. Lojtari pastaj iu kërkua të shkonte në një lokacion specifik, që të merr telefonin, gjë që e bëri i njejti e bëri, dhe riktheu në pronsësi atë, por jo edhe paratë.
Pastaj, futbollisti shkoi në polici ku tregoi rastin dhe në portofol kishte afërsisht 200 euro. Mbetet të shihet nëse do mësohet së shpejti për cilin futbollist bëhet fjalë, dhe nëse i njejti është ndonjëri nga yjet e shumërfolur të gjigantit francez të futbollit, apo ky fakt do të mbulohet nën “petkun e harresës” me qëllim të “heshjtes” së rastit, pasi në një mënyrë apo tjetër, ky rast mund të cilësohet nga ato që bien ndesh me normat etike të një futbollisti profesionist të niveleve më të larta, shkruan Gazeta Enigma.