Ia vodhi nga duart kuletën dhe telefonin një gruaje, i dyshuari rrëfehet në Polici: Kam borxhe

Ia vodhi nga duart kuletën dhe telefonin një gruaje, i dyshuari rrëfehet në Polici: Kam borxhe

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.



Të dyshuarit në të shumtën e rasteve arrijnë që të largohen dhe të ikin nga duart e drejtësisë, por kështu nuk ndodhi edhe me një të dyshuar në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 30-vjeçaro dyshohet se gjatë kohës që një grua po ecte në rrugën ‘Hamdi Mramori’, ia ka marrë asaj telefonin dhe kuletën.

Por në ngjarje kishin intervenuar disa fqinj të viktimës, të cilët kishin arritur që ta kapin menjëherë të dyshuarin dhe ta mbajnë të lokalizuar derisa ka arritur në vendngjarje Policia.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka deklaruar se ka kryer veprën në fjalë për shkak të borxheve që ka.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Related Articles