Ibrahimoviq merr vendim për të ardhmen e tij

Ibrahimoviq merr vendim për të ardhmen e tij

Sulmuezi Zlatan Ibrahimoviq ishte pranë lamtumirës pas fitimit të titullit të Italisë me Milanin, por duket se ka ndryshuar mendje.

Ibrahimoviq do të mbushë 41 vjeç në tetor, por ai ende mendon se mund të luajë në nivelin më të lartë.

Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, Ibrahimoviq është gati të vazhdojë karrierën dhe të vazhdojë kontratën me Milanin me pagë të reduktuar.

Në ditët në vijim, Ibrahimoviq do të takohet me drejtuesit e Milanit për të diskutuar zgjatjen e bashkëpunimit dhe nëse kjo ndodh, suedezi mund të dalë në fushë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm, sepse do t’i duhen shtatë deri në tetë muaj për t’u rikuperuar nga operacioni në gju.

Prandaj, drejtuesit e Milanit nuk janë të sigurt nëse do të jetë fitimprurëse vazhdimi i bashkëpunimit me Ibrahimoviqin.

Ibrahimoviq është në periudhën e tij të dytë në Milan. Në gjithsej pesë sezone me fanellën e kuqezinjve, ai shënoi 92 gola në 159 ndeshje.

Related Articles