Ibrahimoviq ndryshoi pamjen e tij (VIDEO)

Ibrahimoviq ndryshoi pamjen e tij (VIDEO)

Futbollistët e Milanit e nisën mbarë edicionin e ri në Serie A, në një kampanjë ku synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit.

Kuqezinjtë mundën në shtëpi Udinesen me rezultat 4:2.

Pas ndeshjes, një skenë interesante është parë në zhveshtoren e Milanit, ku hyri Zlatan Ibrahimoviq, i cili e humbi fillimin e edicionit shkaku i një lëndimi.

Dhe, e gjithë vëmendja ishte te frizura e tij e re, ku suedezi ka vendosur ta ndryshojë pamjen e tij, duke i lëshuar flokët për t’i lidhur me gërshetë.

Zlatan Ibrahimoviq është duke u rikuperuar nga operacioni në gju, ndaj ai pritet të kthehet në fushë në fund të vitit.

Siç ka paralajmëruar, ky edicion mund të jetë i fundit në karrierën e tij.

Related Articles