Zlatan Ibrahimoviq është duke e vijuar procesin e rikuperimit pas një lëndimi që po e mban jashtë fushave prej disa javësh.
Për këtë arsye, sulmuesi me prejardhje boshnjake nuk do t’i përgjigjet ftesës së Përfaqësueses së Suedisë.
Vendimi i trajnerit Andersson, për ta grumbulluar 40-vjeçarin për ndeshjet eliminatore të Botërorit me Kosovën dhe Greqinë, u shoqërua me debate.
Megjithatë, pas takimit të stafit mjekësor të Milanit, me mjekët e Suedisë, u vendos që Ibrahimoviq të qëndrojë në Itali për të vijuar periudhën e rikuperimit.