IHMK alarmon: Shmangni shëtitjet në pyje, barinjtë të kenë kujdes

IHMK alarmon: Shmangni shëtitjet në pyje, barinjtë të kenë kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin shëtitjet ose punët në natyrë dhe kaosi në komunikacion pasi gjatë së martës pritet të ketë stuhi dhe rrufe ditën e sotme, raporton Gazeta Enigma.

IHMK-ja i ka ftuar për kujdes barinjtë që i ruajnë delet në viset e larta pasi tha se rrufeja i godet në tufë.

“Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos, sidomos në komunikacion, të ju shmangim shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, sepse ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje, breshëri dhe erëra të fuqishme. Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta sepse rrufeja i godet në tufë, për shkak të disa faktorëve specifikë, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimetër të gjerë”, thuhet  në komunikatë.

Related Articles