IHMK paralajmëron se reshjet e shiut rikthehen të martën, rrezikohet Mitrovica e Skenderaj

IHMK paralajmëron se reshjet e shiut rikthehen të martën, rrezikohet Mitrovica e Skenderaj

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të reshurat e shiut do të rikthehen sërish të martën.

Sipas IHMK-së këto reshje mund ta vështirësojnë situatën e përmbytjeve në Skenderaj, Mitrovicë e Klinë.

Kjo për shkak të rrjedhave ujore ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale.

E po ashtu edhe tokat sidomos në zonat e rrafshta janë të tejngopura me ujë.

Reshjet e ditëve të kaluara shkaktuan vërshime të mëdha në Mitrovicë, Skenderaj e edhe në Klinë.

Si pasojë ato shkaktuan dëme në shuma prona në këto vende.

Related Articles