Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes, teksa 2 mijë e 295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
MSh po ashtu informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.78
Në total numri i rasteve aktive është 24.939.
Më herët, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi se në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 995 pacientë të infektuar me koronavirus.
Sipas njoftimit 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 935 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi./Gazeta Enigma.