IKSHPK: 23 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

IKSHPK: 23 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas këtij institucioni, nga 8.270 testime, 424 persona kanë rezultuar pozitiv.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

Related Articles