IKSHPK: Omicron është varianti dominues në qarkullim

IKSHPK: Omicron është varianti dominues në qarkullim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje përsëri qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat në mënyrë strikte kundër COVID-19,raporton Gazeta Enigma.



Sipas njoftimit, Omicron ka shtuar dukshëm intensitetin dhe është varianti dominues në qarkullim.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftim.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen, apelon IKPSHK-ja./Gazeta Enigma/

Related Articles