IKSHPK publikon raportin e fundit – Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19

IKSHPK publikon raportin e fundit – Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 16 raste të reja janë shënuar për 24 orë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në raport po ashtu potencohet se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19, në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151.  Në total numri i rasteve aktive është 481. /Gazeta Enigma.


Related Articles