Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një person që ishte në vuajtje të dënimit ka ikur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, raporton Gazeta Enigma.
“Është raportuar për largimin e një të dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti është nën hetime. /Gazeta Enigma