Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet

Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që mbajti sot në mëngjes me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tha se në takim ka theksuar që është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet në tërësi, derisa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet e saj.

“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në zyrat tona të qeverisë. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter. / Gazeta Enigma.

Related Articles