Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se fitorja ndaj Sivassporit ishte për gjithë Kosovën dhe futbollin e saj. Daja ka lavdëruar lojtarët e tij.
“Futbollistët e Ballkanit ja dedikojnë gjithë Kosovës dhe ngritjes së futbollit në Kosovë këtë fitore. Këta djem kan personalitet, karakter. Me gjithë se kishim gjithë ato mungesa, lojtarët që u futën e vazhduan atë përpjekje që bënë lojtarët e formacionit. Të mungoi kapiteni, Gripshi, Astrit Thaqi, Bekteshi dhe Leo Abazinuk është e lehtë, por i përballuam”, ka theksuar Daja.
“Ajo që do të veçoja është që kemi prodhuar lojë dhe kemi pasur shumë situata para portës. Nëse do ishim më cinik do ta mbyllnim ndeshjen më herët. Lojtarët kanë fituar përvojë në një nivel tjetër. Ekipet janë të forta dhe kanë përvojë. Kur ke besim te vetja dhe djemtë tanë kanë besim te vetja dhe respektin ndaj vetes atëherë kjo gjë është shumë e mirë. Karakterin sportiv këta djem e kanë në nivelin optimal”, ka shtuar trajneri që ka kthyer Ballkanin në forcë të futbollit kosovar dhe jo vetëm.
Ai pret përkrahje të madhe të shikuesve në ndeshjen ndaj Sivassporit në Prishtinë.