FC Ballkani ka rinovuar kontratën me Dajën deri në verën e vitit 2026, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo është bërë e ditur nga FC Ballkani përmes një postimi në Facebook.
“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestrën” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje ata kanë shkruar se ai me “kalorësit” e tij ngriti fronin e lavdisë.
“Ne i kemi besuar të na prijë betejave. Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!”.
“Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh”, thuhet ndër të tjera.
“Zonja dhe zotërinj, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026”.
“Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë! Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit. /GAZETA ENIGMA/