Mbrëmjen e djeshme Ilnisa u largua nga studio menjëherë pasi i dashuri i saj Meriton Mjekiqi u rendit i pesti në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania.
Menjëherë pasi Meritoni mori çekun çifti nuk u pa më në studio.
Pak më parë gazetarja përmes një ‘Insta-story’ ka reaguar për herë të parë.
Me dorën e Meritonit e të përqafuar tregon faktin se çifti kanë qendruar bashkë. Ndoshta kërkonin privatësi dhe nuk mund të qendronin deri në fund të spektaklit por zgjodhën të mos humbasin kohë pa njëri-tjetrin.