Ish-drejtori i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Lenjani përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe me 500 euro gjobë për mosraportim të pasurisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Lenjani ka shkruar se “ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem”.
Sipas tij “realiteti i një gjykimi të ndikuar nga politikat ditore dhe inatet…”.
Lenjani tutje ka thënë se para se të gjykosh jetën time, vish njëherë këpucët e mija
“Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, humanitetin, pastërtinë, modestinë, karakterin tim… vish një herë këpucët e mia, dhe shkel në ato shtigje në të cilat kam kaluar jetën time me shumë mundime”, ka shkruar ai.
Të gjithë ata që më gjykuan do të mbeten të turpëruar ka thënë Lenjani.
“Jetojë me shpirtin tim, me dyshimet mia, me friken time dhe me dhimbjet për ju ata që më gjykuat pastërtinë dhe dinjitetin tim do të mbeteni të turpëruar”.
“Ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem”, tha ai.
Tutje Lenjani ka theksuar se “kjo është Kosova, kur vritet, burgoset dinjiteti im shpirtëror, ndershmëria dhe puna ime 36 vjeçare”.
Unë duhet të gjykohem për këto arsye:
Pse e kam lëshuar shtëpinë shkollë?
Pedagog në rrethanat e jashtëzakonshme ?
Për edukimin e arsimimin e shumë gjeneratave ?
Për 21 libra të botuara dhe shumë publikime të tjera?
Për avansimin e SHME dhe shumë projekteve?
Për humanitet ndershmëri dhe pastërti profesionale 36 vjeçare?
“Jetojmë në një kohë të përjetimeve të dhimbshme”, me këto fjalë Lenjani ka përfunduar postimin e tij./Gazeta Enigma/