Incidenti në Valbonë të Shqipërisë, nuk raportohet për të vdekur, por vetëm për të lënduar

Incidenti në Valbonë të Shqipërisë, nuk raportohet për të vdekur, por vetëm për të lënduar

Dy turistë nga Gjermania janë lënduar rëndë mesditën e sotme, teksa ishin duke ecur nga Thethi në Valbonë.

Mësohet se rruga që kanë ndjekur turistët ishte terren i vështirë, për të cilin ata nuk kanë pasur informacion.

Turistëve mund të kenë rrëshqitur dhe mund të kenë rënë një një humnerë.

Ende nuk është zbuluar identiteti apo mosha e tyre.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor./Top Channel/

Related Articles