Drejtori në detyrë i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, është shprehur optimist që vendi nuk do të shkojë drejtë mbylljes, si rrjedhoj e rritjeve të rasteve me virusin COVID-19.
Vishaj ka thënë se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 36 pacientë, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, raporton Ekonomia Online.
“Jo nuk do të mbyllemi por do të vaksinohemi. Aktualisht në Klinikën Infektive janë gjithsej 36 pacientë të hospitalizuar dhe prej tyre 26 i kemi me oksigjeno-terapi, dy janë në gjendje mjaftë të rëndë klinike”, tha Vishaj.
Mes tjerash ai thotë se në Klinikën Infektive kanë barna të konsiderueshme, dhe vende të lira për trajtimin e të infektuarve.
“Në Klinikën Infektive ne kemi barna me masë të konsiderueshme dhe kemi ende vende të tjera. Vaksinimi është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë të cilët janë duke bërë vaksinimin. Mjekët e Klinikës Infektive pothuajse të gjithë janë të vaksinuar”, tha Vishaj.