Inspektorati policor do të hetojë konkursin e gradimit për rreshter në polici

Inspektorati policor do të hetojë konkursin e gradimit për rreshter në polici

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se do të hetojë dhe do të inspektojë konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës.

IPK thekson se ka pranuar disa ankesa dhe  informacione nga burime të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit të këtij konkursi me pretendime për shkelje të ndryshme.

“Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale”, thuhet në kumtesë.

“IPK varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore”.

Related Articles