Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri sqaron se një erë e madhe me pluhur po shkon drejt vendit nga shkretëtira e Saharasë.
Ky institut, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar se në 10 qarqe të vendit ka rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarrit, për shkak të temperaturave të larta.
Parashikohet që në disa zona temperatura të shkojë mbi 40 gradë celcius.