Inter – Fiorentina, sa herë e kanë fituar trofeun e Kupës së Italisë të dy skuadrat?

Inter – Fiorentina, sa herë e kanë fituar trofeun e Kupës së Italisë të dy skuadrat?

Inter dhe Fiorentina do të përballen sonte në finalen e Kupës së Italisë.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me ‘Neruazzurët’ që kanë epitetin e favoritit në letër.

Inter e ka fituar kompeticionin tetë herë në historinë e tyre, më e fundit që vjen sezonin e kaluar. Në anën tjetër,  Fiorentina e ka fituar kompeticionin gjashtë herë, fitorja më e fundit e saj vjen në vitin 2001 nën drejtimin e Roberto Mancinit.

Fiorentina dhe Inter kanë luajtur 13 herë me njëri-tjetrin në Kupën e Italisë deri më tani, ku secila skuadë ka fituar nga pesë ndeshje, kurse tre të tjera kanë përfunduar me barazim.

Related Articles