Inter-i drejt shitjes për 1.4 miliardë euro

Inter-i drejt shitjes për 1.4 miliardë euro

Inter-i mund të ndryshojë pronarë së shpejti. Klubi italian aktualisht është në dorën e kinezëve, por thuhet se do të kalojë te Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).

Sipas raportimeve nga gazeta spanjolle “AS”, shuma që PIF ka ofruar te Suning është rreth 1.4 miliardë euro. Njoftimi zyrtar mund të mbërrijë javën e ardhshme.

Vështirësitë ekonomike që Inter-i ka ndaluan investimet me peshë në merkaton e fundit. Zikaltrit nuk mundën të nënshkruanin me emra si Paulo Dybala, apo Gleison Bremer.

Madje, Antonio Conte u largua nga drejtimi i skuadrës pikërisht se Inter-i kishte nevoje të shiste yjet për të vazhduar investime të tjera në merkato.

Por, mesa duket kësaj situate do i vijë fundi së shpejti, pasi sauditet njihen për shpenzimet marramendëse dhe buxhetet e larta.

Related Articles