Inter dhe Milan sonte do të përballen në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales në Kupën e Italisë.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0-0, duke bërë që gjithçka të vendoset në takimin e sotëm.
Interi në këtë ndeshje nuk do të ketë mungesa, kurse Milani nuk mund të llogarisë në Kjaer, Florenzi, Ibrahimoviq, Romagnoli dhe Castillejo.
Inter – Milan luhet nga ora 21:00. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e ndeshjes Juventus – Fiorentina.
Interi pritet të luajë me formacionin 3 – 5- 2. Ndërsa, Milani me formacionin 4-2-3-1.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanogli, Perisic; Dzeko, Lautaro.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez,Tomori, Kalulu, Kalabria; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud./GAZETA ENIGMA/