Interi është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, vetëm falë fitores bindëse në takimin e dytë gjysmëfinal kundër rivalit lokal, Milanit.
“Neurazzurët” triumfuan 3:0 në “San Siro” me sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez që ishte më meritori duke realizuar dy gola.
Martinez e hapi serinë e golave vetëm pas katër minutave, për ta dyfishuar më pas në minutën e 40-të.
Robin Gosens e “nokautoi” Milanin me golin e tretë dhe të fundit në këtë sfidë.
Milani në fakt realizoi njëherë në minutën e 66-të me anë të mesfushorit, Bennacer, por goli u anulua pas rishikimit me VAR për pozitë jashtë loje.
Interi në finale luan me fituesin e takimit Juventus – Fiorentina që zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00.