Interi ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupë së Italisë për të kaluar në finale.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në “Allinz Stadium”, përballje që solli shumë zhurmë në fundin e saj.
Me të filluar ndeshja Interi gjeti golin me Federico Dimarcon që përfitoi nga asistimi i Nicolo Barellas për të shënuar për 1-0.
Interi kishte rast të mirë edhe me Lautaro Martinezin, por që argjentinasi nuk ishte i saktë.
Pjesa e dytë nuk është se solli diçka nga loja me Interin që e ruante rezultatin, ndërsa Juventusi nuk ishte i aftë të rrezikonte.
Interi kaloi në finale ku pret fituesin e ndeshjes Fiorentina – Cremonese./