Interi kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve pas fitores ndaj Plzenit

Interi kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve pas fitores ndaj Plzenit

Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Plzenit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Enigma.

Henrikh Mkhitaryan e zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të pas asistimit të Bastonit.

Për 2-0 shënoi Edin Dzeko në minutën e 42-të pas asistimit të Federico Dimarcos.

Ishte përsërsi Edin Dzeko që shënoi për 3-0 në minutën e 66-të pas asistimit të Martinezit.

Për 4-0 shënoi Romelu Lukaku në minutën e 87-të.

Pas kësaj fitoreje Interi pozicionohet në vendin e dytë me 10 pikë, katër pikë më shumë se Barcelona që pozicionohet në vendin e tretë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles