Skuadra e Interit ka shënuar fitore të lehtë në javën e 18-të në Serie A, duke mposhtur 0:3 Cagliarin.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 0:0, kurse në të dytën ekipi i Inzaghit ishte më e fortë.
Fillimisht mbrojtësi Bastoni shënoi në minutën e 53-të.
Më pas, për 0:2 shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Hakan Calhanoglu vulosi epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e parë, aq ka edhe Atalanta (40), kjo e fundit luan sonte ndaj Lazio-s.