Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve është planifikuar të zhvillohet sonte, mes PSG-së dhe Arsenalit.
Pasi mbrëmë Interi arriti finalen pas kohës shtesë në një ndeshje spektakolare kundër Barcelonës, sot finalisti tjetër vjen mes Arsenalit ose PSG-në.
Në ndeshjen e parë të martën e kaluar në “Emirates”, PSG fitoi 1-0 me një gol nga Ousmane Dembele në minutën e katërt.
Luis Enrique për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Doué, Barcola dhe Kvaratskhelia.
Në anën tjetër, Mikel Arteta, do të startojë me emra si Odegaard, Saka, Martinelli dhe Merino.
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Barcola, Kvaratskhelia.
Arsenal: Raya Timber, Saliba, Kiëior, Leëis-Skelly, Partey, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli, Merino.