Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Milanit në Kupën e Italisë.
“Neurazzurët” kanë shkuar në pushim me epërsi të pastër 2:0 kundër rivalit lokal, Milanit në stadiumin “San Siro”.
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi dy golat për Interin në këtë fraksion të parë të lojës.
Martinez fillimisht realizoi supergol në stilin vollej kur po shënohej minuta e katërt. I njëjti shënoi edhe në minutën e 40-të për t’i dhënë skuadrës së tij rezultatin komod.
Milani në bazë të statistikave ishte më kërkues, duke dominuar në posedim të topit, por edhe në goditjen drejt portës.