Bologna ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Interit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Serie A.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët të cilët kaluan në epërsi në minutën e 3-të me Ivan Perisicin.
Marko Arnautovic shënoi për 1-1 duke shënuar me kokë në minutën e 28-të.
Golin e fitores e shënoi Nicola Sansone në minutën e 81-të i cili e shfrytëzoi gabimin e portierit të Interit.
Pas kësaj fitoreje Bologna ngjitet ën vendin e 13-të me 42 pikë.
Kurse, Interi mbetet në vendin e dyte me 72 pikë, dy pikë më pak se Milani./GAZETA ENIGMA