Pas pohimeve të prokurorisë serbe se organizatori i sulmit terrorist në Kosovë, Milan Radoiçiq, kishte siguruar armë nga Tuzla, menjëherë janë ndërmarrë disa aktivitete nga Administrata Federale e Policisë atje.
Kontrolle janë bërë nga Interpoli, ndërsa informata të caktuara janë kërkuar edhe nga MPB-ja e Serbisë dhe prokuroria kompetente.
Kujtojmë se pardje në Beograd është mbajtur seanca e Milan Radoiçiqit, i cili është organizator i sulmit ndaj policisë në Kosovë. Ai mohoi se ishte fajtor për vepra penale, por menjëherë pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq tha se ai në mënyrë të pavarur ka menaxhuar grupin që ka kryer sulmin. Në përputhje me këtë, Prokuroria e Serbisë ka shprehur dyshimet e saj, gjatë së cilës pretendon se Radoiçiq i ka marrë armët në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.
Pas bërjes publike të këtij informacioni, Administrata Federale e Policisë (FUP) nisi disa kontrolle, shkruan Klix.ba.
“Pas publikimit të atij informacioni, ne menjëherë kemi ndërmarrë veprime dhe kemi kërkuar përmes Interpolit dhe Prokurorisë së BeH që të bëhen kontrolle të hollësishme, po ashtu përmes Interpolit kemi kërkuar informacion nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe nga prokuroria kompetente. Pasi të jenë bërë kontrollet do të njoftohet opinioni”, tha drejtori i FUP-së, Vahidin Munjiq.