Stafi i Liverpoolit ka marrë lëvdata për intervenimin e shpejtë për ta ndihmuar Harvey Elliottin, i cili pësoi një lëndim të tmerrshëm të nyjës në ndeshjen kundër Leeds United.
18-vjeçari pësoi një dislokim dhe ndoshta frakturë të nyjës pas ndërhyrjes së Pascal Struijk në ndeshjen e të dielës në Elland Road.
Mirëpo, një kirurg sportiv, njëherësh tifoz i Liverpoolit, Mike Hennessey, ka thënë se reagimi i shpejtë e ekipit mjekësor për ta ndihmuar lojtarin mund të ndihmojë që ai të rikthehet në fushë pas gjashtë muajsh.
Pray for Harvey Elliot.
It's a very bad injury to him. #LEELIV pic.twitter.com/sZHtGIoUlU— Abhinav Tripathy ॐ (@AbhinavAT_07) September 12, 2021
“Ata i kanë dhënë qetësues. Është një analgjetik i mirë që përdoret tash në formë inhalimi. Duket se ia kanë kthyer nyjën në vend, sepse sa më gjatë që nyja mbetet e dislokuar aq më shumë probleme do të ketë për indet e buta dhe për nevojën për t’i mjekuar”.
“Ai pati një kujdes të shkëlqyer. Reagimi ishte i menjëhershëm”, ka deklaruar eksperti mjekësor për Sportsmail.
Sipas The Athletic, të martën pritet që Elliott t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike dhe menjëherë pas të fillojë procesin e rehabilitimit.