Intervista ndryshe, Daku dhe Muja: Çfarë ndjesie të jesh në kombëtare, nëna u gëzua shumë!

Intervista ndryshe, Daku dhe Muja: Çfarë ndjesie të jesh në kombëtare, nëna u gëzua shumë!

Kombëtarja e Shqipërisë është duke i “dhënë dorën” e fundit përgatitjeve për ndeshjen e datës shtatë shtator në Pragë ndaj Republikës së Çekisë. Një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho të cilët ashtu si edhe tifozët, ëndërrojnë kualifikimin për në Europianin e vitit 2024.

Në listën e teknikut brazilian, këtë herë ishin edhe dy risi të mëdha. Fjala është për Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën që aktivizohen përkatësisht me Rubin Kazan dhe Antwerp. Hera e parë për ta në kombëtare ka një shije të veçantë dhe dyshja në një intervistë ndryshe në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit tregon përjetimin e këtyre ditëve si kuqezinj.

Daku- “Mirë, shumë mirë. Kemi pasur pak probleme për “dritën jeshile” për të përfaqësuar kombëtaren por shyqyr u krye dhe tepër mirë këto ditët e para.

Muja- “Mirë edhe për mua. Një ndjejë fenomenale të jesh në kombëtare me djemtë, të takohesh me ta si dhe të njohësh stafin. Gjithçka shumë mirë. Kur mora ftesën, për herë të parë fola me familjen, krenari e madhe si për ta ashtu edhe për mua. Nëna ka qenë më e lumtura kur e mori vesh.

Related Articles