Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në një intervistë për Gazetën Enigma, ka thënë se nuk do të kandidojë më për postin presidentit. Ai ka folur edhe për krizën financiare, interesimin e madh te bizneseve për t’u bërë aksionar të klubit, por edhe për ardhjen e trajnerit Ismet Munishi, të cilin e ka cilësuar “trajner karizmatik”, shkruan Gazeta Egnima.
Përkundër krizës financiare, Ejupi nuk e ka ndërmend të largohet nga Prishtina, thotë se “jemi në një rrugë për t’i zgjidhur problem te Prishtina”.
“Jam kryetar deri në zgjedhjet e ardhshme. Nuk synoj të jem kandidat, pasi kam kontribuar mjaft. Do të mbetem te Prishtina, por si mbështetës financiar, ashtu edhe moral”, tha Ejupi.
Kreu i FC Prishtinës, potencon se “COVD-i na ka penalizuar në vitin 2020-21, ka qenë krizë shumë e madhe”.
Por, ai tregon se Prishtina ka pasur krizë financiare vazhdimisht, pasi konsideron që futbolli është sport i shtrenjtë.
“Prishtina ka pas krizë financiare edhe në vitin 2006 kur e kemi marr klubin dhe deri tash kemi pas krizë vazhdimisht. Futbolli është sport i shtrenjtë edhe do investim, Prishtina ka 15 aksionarë, por çka është shumë me rëndësi, do të vijnë shumë afaristë të tjerë për investime dhe kështu do të bëhet shtimi i kapitalit”, shtoi Ejupi.
Ejupi: Po bëhet garë kush do të jete aksionar i ri në Prishtinë
Madje, ai tregon se “është duke u bërë garë se kush do të jetë në Prishtinë, pasi Prishtina është klub i madh”.
“Kjo më bën shumë të kënaqur që kemi arritur ta mbajmë gjallë deri këtu edhe pse kemi pasur probleme financiare. Ne jemi i vetmi klub që deri më tani kemi paguar afër 2 milionë euro kontribute tatime në ATK”.
Po ashtu nënvizon se “jemi në rrugë për t’i kryer borxhet, e pranon se kanë investuar pa kalkuluar mirë.
“Kemi investuar pa një llogari të duhur, po ashtu shumë lojtarë janë mbivlerësuar, për këtë e kemi pësuar”.
Kur pyetet për Kuvendin Zgjedhor të Prishtinës, Ejupi potencon se do të mbahet shumë shpejtë.
“Deri sa të përgatitjet raporti financiar, ne aksionarët do të takohemi edhe do të shohim se si do të ec Prishtina”, derisa shton se në futbollin e Kosovës prej pasluftës janë investuar miliona euro“.
“Sistemi që është për momentin futbolli kosovar është në alarm të madh, pasi njerëzit kanë investuar shumë në futboll. Në një llogaritje timen dhe të disa gazetarëve më herët flitet se janë investuar në futbollin kosovar prej mbas luftës deri më tani mbi 200 milionë euro“.
Tani si lehtësim për investitorët e rinj sipas Ejupit, është miratimi i Ligjit për Sport.
“Shumë kompani afariste kanë filluar t’i mbështesin klubet, jo vetëm të futbollit, por edhe klubet e tjera”.
“Munishi trajner karizmatik”
Më 2 qershor, trajneri Ismet Munishi është zyrtarizuar si trajner i ri i Prishtinës.
Munishi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit, por nuk e arriti objektivin e skuadrës gjilanase që ishte titulli kampion.
Ndërsa biznesmeni Ejupi e ka cilësuar Munishin si trajner karizmatik, por edhe motivues të mirë
“Munishi është një djalë karizmatik, besoj që është një motivues i mirë. Më pëlqen se ofron lojtarë të rinj, edhe vet kam qenë interesuar kaherë ta ofrojë në klub”.
Ai ka shtuar se Prishtina ka pas në radhët e saj trajnerë të huaj, por kësaj radhe i besuan Munishit.
“Ne kemi provuar edhe trajnerë të huaj, kësaj radhe vendosem për Ismetin”. /Gazeta Enigma/