Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar të gjithë veteranët dhe qytetarët, që të nisen drejt Skenderajt dhe të bashkohen pranë stacionit të Policisë, ku pritet të intervistohet Sami Lushtaku.
“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë. Prania jonë është mesazh se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm. Ftojmë të gjithë që pjesëmarrja të jetë e qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar, ashtu siç e meriton historia e luftës sonë çlirimtare”, shkruhet në reagimin e tyre.
