Intervistohen 14 komisionerë në Gjilan, nën dyshime për manipulim votash

Intervistohen 14 komisionerë në Gjilan, nën dyshime për manipulim votash

14 komisionerë janë intervistuar në Gjilan, nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë”, tha Hashani.

Related Articles