Prokuroria ka intervistuar një person në lidhje me hapjen e urës së Badovcit për qarkullim, ende pa u testuar.
Skandali i hapjes së urës për qarkullim gjatë festave të fundvitit u kritikua shumë nga shoqëria civile, ndërkohë që zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, vetë e ka pranuar se ura është hapur pa u testuar, për siç tha ai, qarkullim më të lehtë të qytetarëve gjatë festave të fundvitit.
Policia nuk ka dhënë detaje se kush është personi që është intervistuar, ndonëse mund të jetë vetë Durmishi ose minsitri Liburn Aliu.
Gazeta Enigma ka dërguar pyetje drejt Prokurorisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me këtë intervistim dhe është në pritje të përgjigjeve.
“Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Gazeta Enigma