“Investimet në Trust kanë shënuar rënie”

“Investimet në Trust kanë shënuar rënie”

Kryesuesi i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti), Ruzhdi Morina në këtë fillimvit investimet e Trustit kanë pësuar një rënie që aktualisht është rreth 4 për qind.

Kjo sipas tij për shkak të efekteve negative të pandemisë COVID në zinxhirin furnizues, por edhe të luftës në Ukrainë.

Kështu thua Morina në takimin që pati me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehemti dhe drejtori menaxhues i Trusit, Adrian Zalli e ku temë kryesore e takimit ishte informimi i drejtuesve të BQK-së me gjendjen e aktuale të investimeve të FKPK-së në tregjet financiare pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

“Morina njoftoi se pas vitit 2021, kur investimet e FKPK-së kishin ngritje me rreth 11 për qind, në këtë fillimvit, si për shkak të efekteve negative të pandemisë COVID-19 në zinxhirin furnizues, por sidomos nga lufta në Ukrainë, investimet e FKPK-së kanë njohur një rënie, që aktualisht është rreth 4 për qind. Duke qenë se indekset kryesore në tregjet financiare aktualisht kanë shënuar rënie prej 15 për qind deri në 20 për qind, rënia prej 4 për qind në investimet e FKPK-së mund të konsiderohet mjaft e përmbajtur. Kjo kryesisht si rezultat i masave mbrojtëse që Bordi Drejtues i ka marrë gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Gjithashtu, Morina deklaroi që kjo rënie edhe pse negative, në periudhën afatshkurtër nuk e dëmton qëllimin afatgjatë të FKPK-së, siç dëshmohet me të gjithë treguesit e performancës së FKPK-së mbi tre muaj, që janë në terren pozitiv.

Po ashtu, me këtë rast, Morina e njoftoi Guvernatorin Mehmeti me masën e dytë që Bordi Drejtues e ka vendosur, duke e lansuar portofolin Konservativ për kontribuuesit e moshës 63.5 vjeçare e më të moshuar.

Sipas kësaj mase, mjetet e tyre do të përllogariten të investuara në Bonot e Thesarit të Republikës së Kosovës dhe asnjë kontribuues 18 muaj e më pak afër pensionimit nuk do të preket nga lëvizjet e tregjeve financiare.

Mehmeti, në anën tjetër, e vlerësoi përpjekjet e Bordit Drejtues të FKPK-së për masat e ndërmarra, të cilat e kanë ulur rrezikun dhe ndikimin e këtyre lëvizjeve te kontribuuesit.

Guvernatori theksoi nevojën e takimeve të rregullta mes të dyja institucioneve, në mënyrë që situata të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe që të sigurohet reagimi i duhur institucional në shërbim të mbrojtjes së interesave të kontributdhënësve. /Gazeta Enigma/.

Related Articles