Inspektorati Policor i Kosovës është duke shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Enigma nga zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.
“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, ka thënë ai.
Ndryshe, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Serbi, është mbajtur më 22 mars, ndërsa pas mbledhje u raportua se Vuçiq ka takuar edhe pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit. /Gazeta Enigma/.