IPK rekomandon suspendimin e policit që dyshohet se grushtoi qytetarin në Prishtinë

IPK rekomandon suspendimin e policit që dyshohet se grushtoi qytetarin në Prishtinë

Një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejt, raportohet të ketë grushtuar një qytetar në një pikë ndalimi. Shoferi në fjalë u arrestua dhe u dërgua në stacion policor, për t’u liruar me një tiketë të shqiptuar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se polici që sulmon qytetarin është Arianit Ferati.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e policit që shihet duke e grushtuar qytetarin.

“Hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për të dy rastet.

Related Articles