IPK rekomandon suspendimin e zyrtares policore që u përfshi në një sherr në Ferizaj

IPK rekomandon suspendimin e zyrtares policore që u përfshi në një sherr në Ferizaj

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor i kanë rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për  një punonjëse të PK-së, me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Incidenti ku dyshohet se është përfshirë si e dyshuar zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Ferizajt.

Hetuesit e IPK-së për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Related Articles