Ipswich arrin marrëveshje me Burnleyn për Aro Muric

Ipswich arrin marrëveshje me Burnleyn për Aro Muric

Ipswich Town ka arritur një marrëveshje me Burnley për portierin Arijanet Muric.

Marrëveshja ka vlerën fillestare prej 9.5 milionë euro, që mund të rritet deri afër 12 milionë euro me shtesat, dhe një kontroll mjekësor është në proces të organizimit, raporton The Athletic.

Vaclav Hladky, portieri i parë i Ipswich gjatë sezonit të kaluar që fitoi promovimin, u largua në fund të qershorit pasi klubi dhe lojtari nuk arritën të bien dakord për një kontratë të re.

Muric e filloi sezonin e kaluar si portieri i dytë i Burnley pas James Trafford, por hyri në ekip për 10 ndeshjet e fundit të Premier League.

Ai bëri 41 paraqitje në Championship sezonin e mëparshëm, kur Burnley fitoi promovimin në elitën e futbollit.

25-vjeçari iu bashkua Burnley nga Manchester City në vitin 2022 dhe kontrata e tij me klubin e Championship-it zgjat deri në vitin 2026.

Related Articles