Kosova edhe pse ishte në epërsi, në fund u desh të pajtohet me humbjen ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.
Pas një pjesë të parë të mirë, ku nuk munguan rastet, golat u shënuan në pjesën e dytë. Ndeshjen e hapi Vedat Muriqi me një super gol nga distanca, ndërsa vendasit fituan me golat e Gavin Whyte dhe Josh Magennis.
Lojtar më i mirë në fushë ishte Muriqi që u vlerësua me notën 8.6. Sa i përket më të dobëtëve në fushë ishin Milot Rashica me notën 6.3, Fidan Aliti me notën 6.4 dhe Florent Hadërgjonaj me notën 6.6.
Arijanet Muric ishte prej më të mirëve me notën 7.5.
Notat e lojtarëve të Irlandës së Veriut dhe Kosovës