Ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Micheal Kirby, ka deklaruar se qytetarët që protestuan në Beograd të dielën dukeshin si një masë e pakënaqur, por jo si një forcë e gatshme për të rrëzuar çdo qeveri.
“Kam parë zhgënjimin e qytetarëve. Nuk e di nëse dhuna ishte e sajuar – por duket se mes protestuesve kishte nga ata që donin të merrnin diçka më shumë prej saj”, ka theksuar Kirby.
Ai ka deklaruar se autoritetet serbe informacionet që marrin nga Rusia e marrin si të vërtetë të pamohueshme.
“Jam në dijeni se ambasadori rus dhe presidenti Vuçiq kanë biseduar. Rusët janë specialistë në përhapjen e dezinformatave dhe përmbajtjeve të rreme. Rebelët gjatë protestës mund të ishin kundërshtarë të parregullsive zgjedhore që ndodhën, por nuk përjashtohet që ata të ishin agjitatorë të cilët ishin futur nga Partia Progresive Serbe apo rusët”, ka theksuar ish-diplomati amerikan për Zërin e Amerikës.
“I kam parë edhe komentet e ushtruesit të detyrës së kryeministrit se ajo ka marrë informacion nga pala ruse, kështu që Vuçiq nuk është dashur t’i përmendë ato, kur ajo tashmë e kishte bërë këtë. Nëse ka pasur ndërhyrje në zgjedhje, për këtë është përgjegjëse Partia Përparimtare Serbe dhe ajo që ka bërë me mediat. I mbyti zërat e pavarur. Kjo e pengoi opozitën të arrinte te qytetarët përmes televizionit. Dhe këtu qëndron thelbi i problemit”, ka shtuar tutje ai.