Shqipe Pantina ish deputete e Kuvendit të Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme t`i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Gazeta “Enigma”.
Këtë e kanë thënë burime të Gazeta Blic nga partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.
“Po Shqipe Pantina do të jetë shpejt pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ky burim pa saktësuar nëse sot gjatë ditës ose nesër do të bëhet prezantimi i saj si pruarja më e re në LDK.
Gazeta “Enigma” ka provuar të flas me Patinën por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Shqipe Pantina kohëve të fundit është paraqitur në disa TV vendase si analiste politike.