Ish-diplomati: LDK-ja me Vjosa Osmanin mund të performojë më mirë se në zgjedhjet e dhjetorit

Ish-diplomati: LDK-ja me Vjosa Osmanin mund të performojë më mirë se në zgjedhjet e dhjetorit

Ish-diplomati Blerim Canaj ka thënë se përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk janë të reja dhe janë thelluar pas rezultateve të fundit zgjedhore.

Sipas tij, pakënaqësitë janë reflektuar në qëndrimet e figurave si Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, sidomos pas dobësimit elektoral të partisë nën drejtimin e Lumir Abdixhiku.

Canaj ka shtuar se, pavarësisht tensioneve të brendshme, përfshirja e Vjosa Osmani mund të ndikojë në një performancë më të mirë të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme krahasuar me ato të mëparshmet.

“Përplasjet kanë qenë edhe më herët brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. I kemi parë deklarimet e z. Hoti dhe të znj. Bajrami, sidomos pas debaklit që ka pësuar Lumir Abdixhiku me LDK-në në zgjedhjet e fundit, ku kanë filluar pakënaqësitë. Tani e kemi parë pak tolerancë nga znj. Bajrami, t’ju them të drejtën, në raport me ardhjen e Vjosa Osmanit dhe si duket edhe këta megjithatë nuk e presin keq, sepse në fund të ditës betejat që ndodhin pas zgjedhjeve, që do të ndodhin jam shumë i sigurt se janë të qarta, mirëpo gjatë zgjedhjeve LDK-ja me Vjosa Osmanin mund të performojë më mirë se në herën e fundit”.

Related Articles