Ish-futbollistit të Manchester United nuk i del inati me Barçën: Është për turp!

Ish-futbollistit të Manchester United nuk i del inati me Barçën: Është për turp!

Gary Neville nuk e lë t’i ikë rasti për të sulmuar Barcelonën. Ish-futbollisti i Manchester United, analist në “Sky”, është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Twitter, ku i shfaq hapur mendimet e tij.



I ngacmuar nga një ndjekës, që, duke iu referuar situatës së Frenkie de Jong, shkruante se “nëse emri i tij nuk do të lidhej me Manchester United nuk do të shqetësohej për pagën e tij”, Neville iu përgjigj:

“Nuk më intereson nëse Frenkie nënshkruan ose jo për Manchester United. Ai ka nxjerrë në pah një situatë që më ka ngacmuar gjithmonë: klubet tallen me lojtarët dhe nuk u paguajnë paratë që u korrespondojnë! Barça, për emrin që ka, është për turp!”

Sipas Neville, nuk ka kuptim që klubi t’u kërkojë futbollistëve të ulin pagën, ndërkohë që shpenzon shifra të mëdha në merkato.

Related Articles