Gjeneral Major Timothy E. Orr, ish-komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, ka vizituar sot Komunën e Gjilanit.
Gjatë vizitës, ai është takuar me përfaqësues të autoriteteve lokale, ku janë diskutuar çështje të sigurisë, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Enigma.
Komuna përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është bërë edhe një vizitë në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” dhe Skollën Teknike “Mehmet Isai” ku dhe janë zhvilluar biseda me nxënësit.
“Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku ka falënderuar gjeneralin amerikan për partneritetin dhe mbështetjen e dhënë të vazhdueshme, duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme.
“Në emër të kryetarit të komunës Alban Hyseni, institucioneve tona dhe qytetarëve tanë, ju dëshirojmë mirëseardhje dhe ju falënderojmë për kontributin tuaj në vendin tonë në kohërat më të vështira”.
“Mirënjohëse për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve binjake të Gjilanit dhe Siox Partneriteti ynë është dëshmuar të jetë një përvojë e vlefshme dhe e pasur për të dy komunitetet tona, duke nxitur shkëmbimin kulturor, arsimin, bujqësinë, sigurinë, rritjen ekonomike dhe mbështetjen e ndërsjellë”, tha Morina-Bunjaku.
Ndërkaq, ish-gjenerali amerikan Timothy E. Orr, është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Gjilan, duke premtuar mbështetje në fusha të ndryshme me rëndësi për qytetarët sidomos në fushën e arsimit, bujqësisë, sigurisë, kulturës e zhvillimit ekonomik./GAZETAENIGMA/