Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Pejës emërohet anëtar i bordit të BQK-së

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Pejës emërohet anëtar i bordit të BQK-së

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së djeshme zgjodhi dy kandidatë për anëtarë joekzekutivë të bordit të Bankës Qendror të Kosovës, nga dy lista me propozime.

Njëri nga të përzgjedhurit e Kuvendit është Bashkim Nurboja, ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Pejës dhe ish-kandidat i kësaj partie për deputet.

Nurboja u emërua në bordin e BQK-së me 51 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke lëndë pas vetes katër kandidatë të tjerë.

Ai ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale të 2017-ës.

Ndërkaq, më 2019 kandidoi po ashtu në listën e kësaj partie për deputet të Kuvendit të Kosovës, por nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për të siguruar një ulëse në Parlament.

Ndonëse, nuk fitoi karrigen e deputetit, ai ishte emëruar zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Kurti I dhe shërbeu në këtë pozitë nga prilli deri në qershor të vitit të kaluar. /Gazeta Enigma/.

Related Articles